Bujanoc – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe djali i tij fshijnë publikisht mbishkrimin me emrin e Ratko Mladiqit

Publikuar 1 vit më parë

Në qendër të Bujanocit, aty ku përditë kalojnë qindra qytetarë e fëmijë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit të luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës, Ratko Mladiq, i shoqëruar me simbolet nacionaliste serbe me katër “C”.

Pavarësisht se mbishkrimi qëndroi i dukshëm, institucionet vendore, policia dhe ata që flasin për “multietnicitet”, heshtën.

Heshtjen e theu ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili së bashku me djalin e tij, Lisarin, vendosi ta fshijë publikisht mbishkrimin.

“Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë,” tha Mustafa.

Ai theksoi se me këtë akt jo vetëm është fshirë një emër, por edhe një turp që nuk duhej të mbetej i pranishëm në hapësirat publike të qytetit.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe diskutime mbi mungesën e reagimit institucional, ndërsa shumë qytetarë e kanë vlerësuar gjestin e Mustafës dhe të birit si një akt guximi dhe dinjiteti.

A1 info