Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës – nënshkruhet marrëveshja historike

Publikuar 1 vit më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Bruneit ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua sot gjatë një takimi zyrtar me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah.

“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, nënshkruam marrëveshjen për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit – një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona,” ka deklaruar Osmani.

Ajo theksoi se kjo marrëveshje nuk është vetëm një lehtësim teknik për qytetarët, por një urë e re miqësie, ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë.

Me këtë marrëveshje, Brunei i bashkohet listës së shteteve që kanë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, duke zgjeruar më tej mundësitë e lëvizjes së lirë në arenën ndërkombëtare.

A1 info