BOTOHET NUMRI I 16-TË I REVISTËS LETRARE “QËNDRESA”.
Doli nga shtypi numri më i ri, i 16-ti me radhë, i revistës letrare “Qëndresa”, organ i Shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Brendia e revistës shoqërohet me poezi, studime letrare, aforizma, letërsi botërore dhe rubrika e krijuesve të rinj.
Ky numër i kushtohet shkrimtarit të mirënjohur preshevar, z. Ramadan Rexhepi, me vlerësime dhe studime për prozën e tij, nga studiues të ndryshëm.
Falënderim për të gjithë ata krijues nga vende të ndryshme shqiptare që bashkëpunuan dhe dërguan shkrimet e tyre.
Falënderim të veçantë për sponzorizuesin e revistës sonë, dashamirin e kulturës dhe letërsisë, veprimtarin e çështjes kombëtare, humanistin e mirënjohur, z. Qenan Hamdiu Vlora.
A1info