BOTOHET LIBRI ME POEZI UDHËPËRSHKRUESE “DEGËZIM SHIKIMESH” I SHKRIMTARIT BILALL MALIQI

Publikuar 2 muaj më parë

Prishtinë, 02.04.2026

Doli nga shtypi libri më i ri me poezi për të rritur udhëpërshkruese me titull “Degëzim shikimesh”, botuar nga Shtëpia botuese “Lena” në Prishtinë, 2026.

Ky libër botohet në kuadër të 2 prillit -ditës botërore të librit për fëmijë.

Libri e ka këtë redaksi: Dr. Flora Brovina, redaktore e librit, Dr.sc. Fatbardha Nuhiu Sadriu, lektore, Arta Sejdiu, korrektore, ndërsa kopertinën e punoi Laura Shulemaja.

Lidhur me librin në pasthënie shkruan redaktorja e librit, dr. Flora Brovina:

Udhëtim poetik me degëzim shikimesh

                Libri i fundit me poezi i poetit Bilall Maliqit “Degëzim shikimesh” që në titull na sugjeron përmbajtjen, e që është trungu me rrënjë dhe degëzimet e gjuhës dhe kulturës më të lashtë, Ilirisë, si degëzimet e një trungu me rrënjë të thella që nuk lëkunden.
Poeti niset nga Parisi, në çdo qytet ku ka shenja, çdo vend ku ka ngrohtësi, bukuri që fletë, bukuri të njohur dhe të afërme për poetin, jo të huaj , nga vendi në vend, nga breglumi te lumi tjetër, nga  një bregdet në tjetrin, si Mbretëresha Teutë dikur nëpër degët poetike, sa në valët e Danubit, sa te qyteti Emona (në Slloveni), nëpër vende të ndryshme në Venedikun e lashtë e në Romën me trashëgimi të vjetër, nëpër Zvicër e Gjermani, e  nëpër qytete shqiptare, pra,  ai, nuk është vetmitar, lë përshtypjen se me të janë shumë poetë, si në një takim të rëndësishëm letrar,  ata janë bashkë.

Ai nuk është i huaj. As poezitë nuk janë secila për vete, janë degëzime, si një tërësi e trungut, e hapur kudo, ndaj, ai nuk është i vetmuar, në asnjë qytet , në asnjë muzeum që viziton në qytetet e Evropës, nuk është i huaj. Vargjet e tij kanë një temë, ato janë pjesë e trungut, kudo si degët e harlisura, vargje të lehta si tingujt e një muzike, zë i ngjashëm , degëzim i një trungu që i ka rrënjët e thella në Iliri.

Gjatë udhëtimit, autori gjenë situata të degëzimeve të reja, të masës së shpërngulur si farë e bimës që shpërngulet pas erërave të forta që barten tutje…Kjo shpërngulje e re dhemb, kjo përcillet me mall dhe i ngjan mallit të nënës kur fëmijët i nisen në mërgim. Sa të ngjashëm jemi në truallin e vjetër, ngjashmëria pikturohet në vargjet e poetit dhe i ngjan secilës gjuhë të Evropës plakë ( të bashkuar, pa ne).

Gjatë leximit, lexuesi fiton përshtypjen se është në një Orë të madhe letrare apo në Festival të poezisë, ku të gjithë poetët janë bashkë, dhe ai , poeti Bilall Maliqi lexon vargun, për degën e vet, për mallin e vetë, për dashurinë e vetë që ka, si nuk ka kompleksin e të tjerëve në këtë shoqëri, ajo i takon edhe atij.  Ai, poeti, e argumenton nga rrënja te dega që njeh, që gjithnjë e ka njohur, sepse aq shumë i ngjan. Gjuha poetike është paqësore, ajo nuk thyen shpata, ajo është delikate dhe e saktë.

Kjo është bukuria e kësaj përmbledhje dhe forca e fjalës.
Ky udhëtim poetik, që poeti e quan edhe shikim në të vërtetën , është më shumë se aq, është përkatësi, është mall, është bukuri, është përqafim me vetveten. Poeti nuk bërtet: Ej edhe ne jemi evropian, ja degët tona , ja emrat tanë, loti dhe malli, gjuha jonë, shenjat e lashtësisë që na thonë mirëseardhje, ju kemi pritur në secilën pranverë kur burojnë degët e reja.

a1info