BOTOHET LIBRI ME AFORIZMA “KOKËN E JAP TOKËN SE JAP” I AUTORIT HALIM HASANI
Aforisti i njohur, Halim Hasani, i cili vjen nga Dobrosini i komunës së Bujanocit, këto ditë botoi librin e tij të radhës me aforizma të titulluar “Kokën e jap, tokën se jap”, botues “Lena” Prishtinë, 2025.
Brendia e librit shoqërohet prej 500 aforizmash interesante për lexim.
Halim Hasani deri më tani ka botuar libra monografik, por në opinion njihet si krijues i zellshëm dhe produktiv i aforizmave.
Halimi deri më tani ka botuar këta libra: “Aforizma të kohës” (1993), pastaj libri tjetër “200 Aforizma” (2005), për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë” (2008), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër kohë” (2012), “1021 Aforizma” (2012), “Fjali me inxhi” (2013), “Fjali pa mahi” (2014), “2400 Aforizma” (2016), “600 Aforizma” (2018), kompleti “3000 Aforizma” (2019), “500 Aforizma” (2021), pastaj tjetër “4000 Aforizma (2022) dhe libri i fundi i tij i publikuar këto ditë mban titullin: “Kokën e jap, tokën s’e jap” me 500 Aforizma” (2025), pra gjithsej 4500 aforizma.