Bllokimi i donacioneve për Luginën e Preshevës, reagon Ardita Sinani

Publikuar 3 muaj më parë

Ardita Sinani ka reaguar lidhur me kthimin e mjeteve financiare të dhëna si donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës për përkrahjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar këtë veprim si vazhdimësi të presionit ndaj shqiptarëve.

Sipas saj, ajo që fillimisht u paraqit si një çështje teknike apo procedurale bankare, tashmë po del të jetë një veprim i qëllimshëm që pengon mbështetjen për komunitetin shqiptar në Serbi.

Sinani theksoi se përmes Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, mjetet e dedikuara për shqiptarët e Luginës janë kthyer pa paralajmërim dhe pa ndonjë arsyetim zyrtar.

Ajo rikujtoi se prej vitesh, Kosova bashkëpunon me Këshilli Kombëtar Shqiptar si institucion partner për shpërndarjen e këtyre fondeve, një praktikë që ka funksionuar pavarësisht vështirësive të herëpashershme.

Sipas informacioneve nga kryetari i këtij këshilli, Enkel Rexhepi, i gjithë dokumentacioni i kërkuar nga banka është dorëzuar në kohë. Megjithatë, banka nuk ka dhënë asnjë shpjegim për kthimin e mjeteve, ndërsa njoftimi për këtë është marrë nga Thesari i Kosovës.

Sinani ngriti shqetësimin se një institucion financiar si HalkBank po vepron si pengesë për funksionimin e një institucioni që përfaqëson shqiptarët në Serbi, duke sugjeruar se kjo mund të jetë rezultat i ndikimeve politike.

Ajo paralajmëroi se pasojat e këtij vendimi prekin drejtpërdrejt qindra nxënës, studentë, organizata të shoqërisë civile, media, bujq dhe kategori të tjera përfituese, përfshirë edhe organizatat që punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta.

Në fund, Sinani bëri të ditur se do të vazhdojë koordinimin me drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se çështja do të ngrihet edhe në nivele ndërkombëtare.