Berisha: Në tetor zgjedhjet e rregullta për këshillat kombëtarë të pakicave nacionale

Publikuar 7 muaj më parë

BEOGRAD – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Nacionale dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, ka bërë të ditur se në muajin tetor pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta për këshillat kombëtarë të pakicave nacionale në Serbi.

Në një deklaratë për agjencinë Tanjug, Berisha theksoi se zgjedhjet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, por se përgatitjet për organizimin e tyre tashmë kanë filluar.

Ai u bëri thirrje të gjithë pjesëtarëve të pakicave nacionale që të marrin pjesë aktive në procesin zgjedhor, duke nënvizuar rëndësinë e këshillave kombëtare si mekanizma kyç për realizimin e të drejtave kolektive të pakicave.

Sipas Berishës, këtë vit pritet që pothuajse të gjitha 24 këshillat kombëtare të pakicave nacionale në Serbi të marrin pjesë në zgjedhje, çka, sipas tij, dëshmon për një interes dhe përfshirje më të gjerë në procesin demokratik.