Bekim Kurtishi zgjidhet drejtor i ri i Shkollës së Mesme Teknike në Preshevë

Publikuar 8 muaj më parë

Preshevë – Këshilli i arsimtarëve i Shkollës së Mesme Teknike në Preshevë ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën është zhvilluar procesi i votimit për zgjedhjen e drejtorit të ri të shkollës.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 86 anëtarë të këshillit, me vota të vlefshme, ndërsa kandidati Bekim Kurtishi ka marrë mbështetjen më të madhe të kolektivit arsimor, duke u zgjedhur drejtor i ri i kësaj shkolle.

Sipas rezultateve zyrtare të votimit:

Bekim Kurtishi ka marrë 66 vota pozitive (76.74%) dhe 20 vota negative (23.26%); Mumin Bajrami ka marrë 30 vota pozitive (34.88%) dhe 56 vota negative (65.12%); Ali Osmani ka marrë 19 vota pozitive (22.09%) dhe 67 vota negative (77.91%).

Me këtë rezultat, Këshilli i arsimtarëve i ka dhënë besimin Bekim Kurtishit për të udhëhequr Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë në mandatin e ardhshëm. Nga drejtori i ri pritet që të kontribuojë në avancimin e cilësisë së arsimit, përmirësimin e menaxhimit institucional dhe forcimin e bashkëpunimit brenda kolektivit arsimor.

Zgjedhja e drejtorit të ri vjen në një moment të rëndësishëm për shkollën, me synimin për zhvillim të mëtejshëm dhe përmbushje më të mirë të nevojave arsimore të nxënësve.