BE kritikon vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Srpska

Publikuar 5 muaj më parë

Prishtinë – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur keqardhje të thellë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar Listën Srpska për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas BE-së, ky vendim bie ndesh me standardet ndërkombëtare për një proces zgjedhor të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Në reagimin e saj, Bashkimi Evropian thekson se politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera po dëmton seriozisht integritetin e zgjedhjeve dhe po injoron rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.

“Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Ky reagim i Bashkimit Evropian vjen në një kohë kur tensionet politike rreth zgjedhjeve të parakohshme janë rritur, duke shtuar shqetësimet për procesin demokratik në vend.