Bashkësitë lokale të Tërrnavës, Miratocit dhe Norçës bashkohen kundër ndërtimit të gurëthyesit

Publikuar 1 vit më parë

Tërrnavë, 25 shkurt 2025 — Mbrëmë është mbajtur një mbledhje e përbashkët e tri kryesive të bashkësive lokale: Tërrnavë, Miratoc dhe Norçë, ku është diskutuar çështja e ndërtimit të një gurëthyesi në malet e fshatit Tërrnavë.

Në takim, përfaqësuesit e bashkësive lokale të Miratocit dhe Norçës shprehën qëndrimin e tyre të qartë — kundër ndërtimit të gurëthyesit — dhe u bashkuan me iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që synon ndalimin e këtij projekti.

Anëtarët e kryesive të Miratocit dhe Norçës morën përgjegjësinë për grumbullimin e nënshkrimeve në bashkësitë e tyre lokale, duke shprehur vendosmërinë për të mbrojtur mjedisin dhe mirëqenien e komuniteteve përkatëse.

Kjo iniciativë shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të ndaluar ndërtimin e gurëthyesit, mes shqetësimeve për dëmtimin e natyrës dhe ndikimet negative në jetën e banorëve lokalë.

Peticioni pritet të dorëzohet në organet kompetente në ditët në vijim.