BASHKËSIA ISLAME E PRESHEVËS SHTRON IFTAR TRADICIONAL

Publikuar 1 vit më parë

Më 22 mars 2025, Bashkësia Islame në Preshevë dhe Medreseja e Luginës së Preshevës organizuan iftarin tradicional, duke mirëpritur personalitete të ndryshme nga fusha e politikës, arsimit, shoqërisë civile dhe besimit.
Fillimisht, sekretari i Medresesë Bejtulla Veseli, uroi mirëseardhjen e të pranishmëve, pas së cilës ftoi ish-nxënësin e Medresesë, Sokol Sahiti, i cili lexoi disa ajete Kur’anore. Më pas, fjalën përshëndetëse dhe një fjalim të shkurtër e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë Mehmet ef.Sahiti, i cili njëkohësisht ishte edhe nikoqiri i këtij iftari. Ai foli shkurtimisht mbi ndihmën që i jepet Medresesë përmes zekatit, sadakasë dhe sadakatul-fitrit, duke theksuar rëndësinë e kontributit të vazhdueshëm për arsimimin dhe mirëqenien e komunitetit. Në fund, duanë e iftarit e bëri kryeimami Ibrahim ef. Ahmedi.
Të pranishëm në këtë tubim ishin:
Përfaqësues të pushtetit, përfshirë shefin e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës, Besim Shabani, me bashkëpunëtorë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, me bashkëpunëtorë
Përfaqësues të shoqatës Axis nga Shkupi, me anëtarin e kryesisë, Berat Limani
Kryetari i Forumit Rinor Islam të RMV-së, Abdulhamid Mustafa, me anëtarët e tij
Haxhi Sead Ramadani nga shoqata Vëllaznia – Kumanovë, me bashkëpunëtorët e tij
Drejtorë të shkollave fillore nga Lugina e Preshevës
Politikanë, afaristë dhe donatorë të rregullt të Medresesë
Imamë, hoxhallarë dhe xhemat nga Lugina e Preshevës
Përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore, media dhe gazetarë
Stafi i Medresesë së Luginës së Preshevës
Ky iftar i përvitshëm është një moment i veçantë bashkimi, i cili forcon lidhjet mes institucioneve fetare, arsimore dhe shoqërore në rajon. Përmes këtij organizimi, theksohet rëndësia e solidaritetit dhe vlerave të Ramazanit.

A1info