Bashkatdhetari Milazim Sadiku dhuron piano për paralelen e Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Zhunicë
Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka pranuar një piano si donacion nga bashkatdhetari Milazim Sadiku nga fshati Zhunicë, i cili jeton në Gjermani. Ai gjithashtu ka organizuar transportin e saj deri në vendlindje për nevojat e paraleles së ndarë në Zhunicë.
Drejtoria e shkollës e falënderon përzemërsisht për këtë kontribut të çmuar, i cili do të ndikojë në zhvillimin kulturor dhe artistik të nxënësve. Ky gjest fisnik dëshmon edhe një herë përkushtimin e mërgatës ndaj arsimit dhe vendlindjes.