Bardhyl Bajrami merr drejtimin e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”
Prishtinë, 25 korrik 2025 – Sot është bërë zyrtarisht pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, ku Bardhyl Bajrami ka marrë udhëheqjen nga drejtoria e mëparshme.
Në një njoftim të publikuar nga shkolla, thuhet:
“Njoftohen punonjësit e shkollës sonë “Prof. Ibrahim Kelmendi”, si edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, se nga dita e djeshme Ministria e Arsimit e Serbisë ka sjellë vendimin që ushtrues detyre i drejtorit të jetë z. Bardhyl Bajrami në shkollën tonë.
Sot, më datë 25.07.2025, është bërë pranim-dorëzimi i këtij posti nga drejtoria e mëparshme te drejtoria e re.
Udhëheqësisë së re i urojmë suksese në punën e tyre menaxhuese!”
A1 info.