Bahamas njeh zyrtarisht Kosovën, vendosën marrëdhënie diplomatike

Publikuar 4 muaj më parë

Bahamas e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën. Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas nënshkrimit të marrëveshjes në kryeqytetin e Bahamas.

Marrëveshja për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri i Bahamas, Philip Davis. Me këtë akt, dy shtetet vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Në deklaratën e përbashkët, Bahamas dhe Kosova riafirmuan përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Po ashtu, palët shprehën gatishmërinë për të zhvilluar bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, përfshirë tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, si dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve.

Ky vendim cilësohet si një hap i rëndësishëm diplomatik për Kosovën dhe një avancim i mëtejshëm i pozitës së saj ndërkombëtare.