Avokati Çedomir Stojković në paraburgim deri në 30 ditë

Publikuar 5 muaj më parë

Avokati serb Çedomir Stojković është vendosur në paraburgim deri në 30 ditë, nën dyshimin se ka publikuar pa autorizim në rrjetin social X një dokument që, sipas Ligjit për fshehtësinë e të dhënave, mbante shenjën “tepër sekret”.

Stojković kishte publikuar informacionin se kompania Auto Čačak kishte ndërprerë kontratën me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Avokati i tij, Sead Spahović, deklaroi se akuza ndaj Stojkovićit nuk është e bazuar, duke argumentuar se publikimi i dokumentit nuk ka rrezikuar funksionimin e BIA-s.

Sipas Spahovićit, BIA ka të drejtë të klasifikojë dokumente si “tepër sekret” nëse vlerëson se kjo është e rëndësishme për punën dhe interesat e saj.

Çedomir Stojković njihet gjithashtu si një nga zërat opozitarë kundër pushtetit të presidentit Aleksandar Vučić dhe si mbështetës i orientimit të Serbisë drejt politikave dhe integrimit evropian.