AVNI SHAQIRI ME LIBRIN “ASGJË S’ËSHTË SI MË PARË”

Publikuar 8 muaj më parë

Doli nga shtypi libri më i ri i poetit Avni Shaqiri, me titull “ Asgjë s’është si më parë”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë,  botues “Lena”, Prishtinë, 2025.

Brenda librit, të gjitha poezitë janë përkushtimore, kushtuar vajzës së tij të ndjerë, në të cilat ka shpalos dhembje dhe mall të pashuar për protagonisten e poezive.

Libri i ka 130 faqe A/5 format.

Në vazhdim paraqesim parathënien e librit nga redaktori i librit, shkrimtari, Bilall Maliqi:

POEZI TË STËRMBUSHURA ME TEMATIKË DHEMBJEJE!

Kur dhimbja e kaplon shpirtin e poetit, atëherë nga thellësia e tij dalin vargje dhembjeje dhe mallëngjimi, të pajisura me fjalë të stërmbushura me mërzi dhe me makth deri në derdhje lotësh.

Poezi të tilla, brenda vetes ngërthejnë tematikë të stërngjeshur të pikëllimit, jo vetëm të shpirtit të tij, por edhe të rrethit familjar, të cilat manifestojnë lodhje të shpirtit, nganjëherë edhe në pesimizmin e nënhijezuar, por prapëseprapë qëndrueshmëria e poetit që shprehet në vargje të poezive që e përthekojnë librin, “Asgjë s’është si më parë”, jep një optimizëm të arsyeshëm, mbase duhet jetuar dhe pranuar këtë humbje që e ka kapluar autorin dhe dy familjet e tyre, të cilat në asnjë mënyrë nuk e harrojnë, e as nuk duhet ta harrojnë për jetë e mot.

Kjo dhimbje e autorit të këtyre poezive, e shprehur në vargje, na jep një tablo të zymtë, një mërzi e mbështjella me vellon e trishtimit, e cila nuk i hiqet dot nga mendja dhe nga kujtesa e autorit të librit, për protagonisten e tij, të bijën, e cila në lule të rinisë iku në botën e amshueshme, si një princeshë e luluar me lule të Parajsës.

Poeti, ka derdhur gjithë këtë mërzi nëpër këto poezi përkushtimore, duke na shëtitur herë tek engjëlli i tij që i mungon më shumë se gjithçka, herë tek fëmijët e vegjël që ja la amanet prindërve që t’i rrisin dhe të kujdesen për shpirtrat e shpirtit të saj, e cila prehet në brendi të tokës arbërore.

Vargjet e poezive janë të drejtpërdrejta, të shoqëruara me dozë dhembjeje dhe përmallimi. Ato, në shumicën e rasteve, kanë rimën e tyre, por kemi ca poezi edhe astrofike dhe me vargje të lira, të cilat në brenditë e tyre shpërfaqin një botë, rrethuar me katër stinët e mërzisë.

Avni Shaqiri, në këto vargje të shkruara, ka gjetur prehje shpirtërore, duke nxjerrur nga vetja gjithë atë vullkan të zjarrosur nga shpirti i tij, dhe disi është çliruar nga dhembja për të bijën, por gjithnjë e bartë në vete si një plagë të pashërueshme që herë i dhemb, herë i pushon, deri në fillim të dhimbjes tjetër.

Avniu, nuk është i vetmi poet që e ka goditur kjo dhembje e papritur, që ka lëshuar rrënjë nëpër shpirtin e tij të parehatuar, dhembje të mëdha ka pasur edhe poeti i madh, Çajupi për djalin e tij, Stefanin, Ali Podrimja, për të birin e tij, Lumin, e Luan Maloku për të bijën e tij, Bardhën, e poetë të tjerë që nuk i dimë, prandaj dhembjet e tyre bukur mirë janë manifestuar nëpër poezitë dhe përkushtimet e tyre poetike për protagonistët e tyre poetik, secili në forcën, stilin dhe individualitetin e tyre krijues.

Libri është i ndarë në dy cikle:/Asgjë si më parë dhe /Më mungoni e ju mungoj/.

Në disa poezi, zhvillohet bisedë imagjinare, ndërmjet protagonistes së librit, të ndjerës, Valmira me anëtarët e familjes, si tek prindërit, po ashtu edhe tek shtëpia e burrit, duke dhënë një dialogim poetik të efektshëm dhe tejet emocional. Në secilën poezi dialoguese qoftë me babain, nënën, vëllezërit, motrën, mixhën, burrin, kunatat etj., jepet një tablo interesante, që

së lexuari të këtyre poezive, lexuesit do të mbushen me dromca mërzie të lagura me lot.

Marrë në përgjithësi, libri “Asgjë s’është si më parë” i poetit, Avni Shaqiri, është një libër që pasqyron konceptin e dhembjes, shprehur nëpër vargje poetike, të cilat japin porosinë e qartë dhe besimin e pashoq që autori e ka në Zotin e Plotfuqishëm, prandaj edhe është pajtuar me vendimin e Tij, kjo shihet bukur mirë nëpër vargje poetike të librit në shqyrtim. Ky libër, tek lexuesit shpërfaq doza dhembjeje dhe ngacmim shpirtëror, dhe ky libër është jo vetëm familjar, por edhe gjithëpërfshirës, sepse autori e ka ndarë dhembjen e tij të vargëzuar me lexues të të gjitha grupmoshave.

Valmira, le të pushojë në amshim dhe lusim Perëndinë ta ketë graduar me njërën nga Parajsat e Tij.

Bilall Maliqi, redaktor i librit.

A1info