Avni Selimi me opinion kritik për gjendjen e mediave dhe politikës në Preshevë

Publikuar 5 muaj më parë

Në një kohë kur Presheva po përjeton krizë besimi, ikje të rinisë dhe humbje të vlerave, Avni Selimi rikthehet me një opinion të fortë dhe personal. I mbështetur në përvojën e tij shumëvjeçare në media, ai shpreh hapur zhgënjimin, dhimbjen dhe shqetësimin për drejtimin që kanë marrë mediat dhe politika lokale. Ky opinion është një thirrje nga zemra për reflektim, ndershmëri dhe kthim tek vlerat që dikur i mbanin njerëzit bashkë.

Opinion: Qëllimi im si Individ!

Shkruan: Avni Selimi

Pasi kam punuar shumë vite si gazetar në median lokale, si drejtor i RTV ALDI, moderator, opionionist për temat e ndryshme aktuale e ditore në portalin e parë online të themeluar në Luginë të Preshevës, Presheva com dhe si pjesëtar i brezit të gazetarëve që u munduan për gazetari të lirë, aq sa munda e aq sa dita, mund të them, me dëshirën që mund të gaboj, se gjendja e sotme e mediave nuk përkon me ëndrrat dhe vizionet e mia të dikurshme. Thuhet se gazetaria e lirë duhet të bazohet te kryefjala se njeriu është qenie që di të mendojë dhe jo qenie që duhet të udhëhiqet nga klasa politike. Fatkeqësisht, sot në Luginën e Preshevës , shumica e mediave online , janë të shtyrë nga interesat e ndryshme finasiare që është normale, por më e keqja është se duan “ta udhëheqin rinin ” drejt agjendave të caktuara politike dhe ideologjike të subjekteve politike. Përgjatë dhjetëvjeçarit të punës sime në fushën e gazetarisë, kam realizuar emisione të panumërta nga elita e sotme politike.

Në Preshevë patëm dhe kemi njerëz të cilët i dhanë imazh të keq politikë-bërjes, të cilët dhan premtime të mëdha, të cilat nuk i realizuan kurrë. Një politikan nëse dëshiron të jetë i suksesshëm, pos profesionit që e ushtron, duhet ti nënshtrohet programit politikë që garanton suksesin në politikëbërje dhe në zhvillim të gjithëmbarshëm shoqëror. Një premtim i rrem, me të vërtetë i largon njerëzit nga ai subjekt politikë. Dihet se të menagjosh një komunë me mbi 35.000 mijë banorë, të cilët kan kërkesa të ndryshme, është punë e vështirë. Por, megjithate nëse plotësohen shumica e këtyre kërkesave, është gjithqka në rregull. Në plan të parë nga një udhëheqës komunal kërkohet përmbushja e detyrimeve te zotuara ndaj qytetarëve. Mu për këtë edhe ekziston politika dhe politikanët, e veçanarisht demokracia. Nisur nga perceptimi im i pёrgjithshёm se besimi qytetar ka pёsuar ulje tek klasa politike në përgjithësi.

Në Preshevë që nga viti 2020-2025, kemi ndryshuar garniturat politike një pas një , ndërsa në esencë rinia nuk fitoi asgjë ,pasi kjo forcë ngritëse në shoqëri na iku në vendet perendimore. Politikë me interesa, jo me vizion! Aty ku duhej të ndërtohej e ardhmja, po ndërtohen klane brenda subjekteve politike . Aty ku duhej të përkrahej merita, po shpërblehet serviliteti i personave . Aty ku duhej të ngrihej vizioni, po instalohet mediokriteti. Politika jonë sot në Preshevë, po funksionon sipas një formule të thjeshtë: interesi i ngushtë personal, interesi i klanit,interesi i këshilltarit, luftë për pushtet pa merita, mungesë e profesionalizmit. Kështu përjashtohen ata që kanë dhënë kontribut me dekada , ata që kanë dije, ata që kanë integritet personal.

Dhe kur politika e largon vlerën, shoqëria humb drejtimin. Rreziku më i madh është kur këtij lloji njeriu i jepet pak pushtet. Atëherë shfaqet e gjithë shëmtia e karakterit të tij, nuk njeh mik, nuk njeh shok, nuk njeh as babën e vet. Pushteti zbardh natyrën e vërtetë të njeriut, të urtin e bën përgjegjës, ndërsa të paformin,pakurrizorin, e bën arrogant politikë. Ky është karrierizmi i sëmurë që po shfaqet në shoqërin ton, sëmundja moderne e individëve për interesa personale po e gërryen politikën, administratën komunale me privilegje ,poste politike por edhe vetë shoqërinë. Kemi hyrë në një periudhë ku tradhtia,mashtrimi, serviliteti, është bë strategji personale .
Sot në shoqërin ton interesin e kan shëndrruar në vlerë.

Nuk është çudi që njeriu i rremë në një subjekt politikë ngritet mbi njeriun e ndershëm. Nuk ka dhimbje më të madhe se të kuptosh se disa njerëz që rrin pran teje ,të buzqeshin,ta japin dorën , kur kan nevojë të thërrasin kur i shërben intersit të tij,brenda kohës largohet. Në shoqërin tonë deri sa je në pozitë të lart politike të gjithë vrapojn pas asaj garniture politike,por fakti i hidhur është që me rastin e humbjes së atij posti ,kur ti nuk i shërben interesit të tij nuk të përkrah më. Është kriz e karakterit , e ndërgjegjes, vlerave intelektuale të një individi që dita ditës po ngrihet si një normë në shoqërin ton. Politika të ndjek në jetë edhe kur e urren e nuk don me u përzie në politikë. Sepse ajo që po ndodh në komunën e Preshevës po ndikon shumë në mendësinë e gjendjen time shpirtërore. Ajo që ndodh përditë me rinin ton, më shkakton shumë dhimbje.

Pikërisht kjo dhimbja nuk po më len të qetë që të mos reagoj, sepse i njoh njerëzit, e njoh gjendjen dhe e di se cila është rruga e greminës ku po shtyhen rinia të emigrojnë. Unë nuk mundem me mbyllë një kapitull të jetës time e me thanë se mos e kritiko klasën politike, ku nuk të duen mos rri, e atje ku nuk të dëgjojnë mos fol. Kështu kanë bërë shumë miq të mi në subjektin të cilit i kam takuar deri sa ka udhëhequr vizionari politikë z. Riza Halimi. Duke dashtë me u ba si dikush tjetër, janë ba një askush në shoqërinë ku jetojnë, njerëz pa identitet e pa vlera.