Ashtu siç paralajmëroi A1 Info – Kryetarja e Komunës Ardita Sinani viziton punimet në Stadiumin e Qytetit: “Sporti është prioritet i yni”
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vizituar punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po finalizohet një nga projektet më të rëndësishme sportive në komunë.
“Sporti është prioritet i yni. Finalizimi i punimeve në Stadiumin e Madh po bëhet realitet. Ky investim i jep Preshevës një hapësirë moderne, të denjë për sportistët dhe dashamirët e sportit,” deklaroi Sinani gjatë vizitës.

Ajo kujtoi se pas shtrimit të barit në Stadiumin e Vogël, tashmë punimet po shkojnë drejt përfundimit edhe në Stadiumin e Madh, duke paralajmëruar se projekti i radhës i komunës është ndërtimi i një Palestre Sportive, që do të plotësonte infrastrukturën sportive në Preshevë.
“Sporti nuk është vetëm lojë, por edhe shëndet, edukim dhe motivim për gjeneratat e reja,” theksoi kryetarja.
Ky zhvillim shihet si një hap i madh për sportin lokal dhe për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë e Preshevës.