Medvegjë: Asfaltimi i rrugës në Tupallë pas 20 vitesh pritje, por investimi mbetet i pjesshëm

Publikuar 11 muaj më parë

Pas dy dekadash pritje, ka nisur asfaltimi i një pjese të rrugës në fshatin Tupallë, i vetmi fshat me popullatë shqiptare në komunën e Medvegjës. Sipas planifikimeve komunale, çdo fshat ishte paraparë të marrë nga 1 km asfalt, ndërsa për Tupallën janë ndarë vetëm 500 metra.

Foto Aulona Halimi

Aulona Halimi shpreh dhimbjen për mënyrën e shpërndarjes së investimeve, duke kujtuar kontributin e babait të saj, i cili gjatë viteve punoi me përkushtim që fshati të kishte infrastrukturë më të mirë, por fatkeqësisht nuk arriti ta përjetojë asfaltimin e rrugës.

“Është e dhimbshme kur pas kaq vitesh pritje, investimi nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe pjesërisht shkon në funksion të interesave të caktuara të këshilltarëve komunalë. Ata që dikur pengonin punimet, sot po e asfaltojnë rrugën deri ku u konvenon,” shkruan Halimi.

Foto Aulona Halimi

Ajo shton se nuk ka më padrejtësi më të madhe sesa kur punon me zemër për të mirën e fshatit, ndërsa të tjerët përdorin pushtetin për interesa personale. Halimi shpreh shpresën që në të ardhmen të mbizotërojë drejtësia, barazia dhe puna e ndershme, në mënyrë që askush të mos përballet më me këtë lloj pabarazie.