Asfaltim selektiv në Geraj: Opozita akuzon PVD-në për favorizim të militantëve

Publikuar 1 vit më parë

Dje, në faqen zyrtare të kryetares së komunës, Ardita Sinani, u publikua një video ku shihej asfaltimi i një rruge, por pa u sqaruar vendndodhja. Megjithatë, A1 info ka mësuar se bëhet fjalë për fshatin Geraj, saktësisht tek shtëpia e një anëtari të Këshillit Komunal nga radhët e PVD-së.

https://www.facebook.com/share/v/1ELmphghYX/?mibextid=wwXIfr

Nga praktika e deritanishme, dihet mirë se PVD rrallëherë ka ndërhyrë me projekte në interes të qytetarëve në përgjithësi, por kryesisht vetëm për militantët e saj. Këtë e ka dëshmuar edhe thirrja e fundit e sekretarit të partisë drejtuar anëtarëve të PVD-së për ndihmë administrative, duke i diferencuar hapur qytetarët sipas përkatësisë partiake.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe opozita, respektivisht APN, e cila akuzoi pushtetin lokal për favorizim politik dhe shpërdorim të mjeteve publike. Sipas opozitës, ky është një shembull i qartë i politikave klienteliste të PVD-së, ku resurset komunale shfrytëzohen për përfitime të ngushta partiake e jo për interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1HA59c3s1k/?mibextid=wwXIfr