Arti që bashkon – Kolonia artistike “LuginArt 2” gjallëron Bujanocin (Foto galeri)

Publikuar 1 vit më parë

PNë një atmosferë të mbushur me ngjyra, krijimtari dhe frymëzim, qyteti i Bujanocit mirëpriti edicionin e dytë të kolonisë artistike LuginArt, një ngjarje që tashmë po kthehet në traditë kulturore në këtë trevë.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, priti sot në kabinetin e tij artistët pjesëmarrës të këtij edicioni, duke vlerësuar përkushtimin dhe pasionin e tyre që i dhanë shpirt qytetit përmes veprave të artit.

“Vizitova ambientet ku ata po krijonin dhe u ndjeva i frymëzuar nga energjia e tyre. Në mbrëmje, pata nderin të marr pjesë në hapjen e ekspozitës përmbyllëse, ku u prezantuan punimet e realizuara gjatë ditëve të kolonisë,” u shpreh Pajaziti.

Aktiviteti u përkrah me krenari nga Komuna e Bujanocit, në kuadër të angazhimit të saj për promovimin e artit, bashkëjetesës dhe vlerave kulturore, duke treguar se kultura është urë që bashkon komunitete dhe gjenerata.

Përfundimi i kolonisë u kurorëzua me ekspozitën kolektive të artistëve, ku qytetarët patën mundësinë të shijojnë një pasuri vizuale të larmishme, që pasqyronte tema nga natyra, kultura, identiteti dhe bashkëjetesa.

Falënderime të veçanta iu drejtuan artistëve dhe organizatorëve, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim, i dhanë jetë kësaj ngjarjeje kaq domethënëse për jetën kulturore në Luginë.