Arrestohet shtetasi shqiptar në Merdarë për nxitje të urrejtjes kombëtare – policia serbe sekuestron materiale me simbole të UÇK-së

Publikuar 12 muaj më parë

Prokuplje, Serbi – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, kanë arrestuar D. P. (1972), shtetas nga Shqipëria, nën dyshimin se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar.

Sipas njoftimit zyrtar, në vendkalimin administrativ të Merdarës, gjatë kontrollit të një furgoni të markës “Mercedes”, që drejtohej nga i dyshuari, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar materiale të ndryshme me përmbajtje kombëtare dhe simbolike shqiptare.

Në mesin e tyre ishin:

22 bluza, 244 flamuj, 86 kapuça me mbishkrimin “UÇK”, 65 kapuça me figurën e Agim Ramadanit, 58 shalla me stemën e Shqipërisë, dhe 92 kapakë “tullacësh”.

Sipas policisë serbe, këto materiale dyshohet se ishin destinuar për t’u përdorur gjatë ndeshjes së ardhshme të futbollit në Leskovac, ndërmjet ekipeve të Serbisë dhe Shqipërisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal, i cili do të dorëzohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.

Ministri Daçiq deklaroi se policia serbe po ndërmerr masa të vazhdueshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të garantuar që evenimentet sportive të zhvillohen në mjedis të qetë e të sigurt, në përputhje me masat e përcaktuara nga Shoqata e Futbollit të Serbisë.