Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu – Opozita flet për “grusht shteti”

Publikuar 1 vit më parë

Stamboll, 19 mars 2025 – Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, është arrestuar të mërkurën nga autoritetet turke nën akuzat për korrupsion dhe lidhje me organizata terroriste. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Stambollit, e cila ka bërë të ditur se janë lëshuar urdhër-arreste edhe për rreth 100 persona të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë.

Arrestimi i İmamoğlu ndodhi vetëm disa ditë përpara se Partia Popullore Republikane (CHP) të mbante zgjedhjet paraprake për kandidatin presidencial, ku ai shihej si favorit. Në një video të postuar në platformën X, İmamoğlu denoncoi veprimin si një përpjekje për të ndalur vullnetin e popullit.

“Qindra oficerë policie janë dërguar te dera e shtëpisë sime, shtëpisë së 16 milionë njerëzve të Stambollit”, tha ai.

Një ditë para arrestimit, Universiteti i Stambollit kishte anuluar diplomën universitare të İmamoğlu, duke e skualifikuar atë nga kandidimi për president. Kjo lëvizje është kundërshtuar nga kryebashkiaku, i cili e ka cilësuar vendimin të paligjshëm dhe jashtë juridiksionit të universitetit.

Pas arrestimit të tij, kreu i partisë opozitare CHP, Özgür Özel, deklaroi se ky veprim përbën një “grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm”. Ndërkohë, autoritetet kanë vendosur ndalimin e protestave në Stamboll deri më 23 mars, duke e justifikuar masën si një përpjekje për të ruajtur rendin publik.

Ky zhvillim ka tensionuar më tej skenën politike turke, ndërsa opozita akuzon presidentin Recep Tayyip Erdoğan për eliminimin e kundërshtarëve politikë përpara zgjedhjeve të ardhshme.