Arrestohen në Kroaci një serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, pilot i Forcave Ajrore kroate, nën dyshimin për spiunazh për Serbinë

Publikuar 8 muaj më parë

Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, pjesëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Në hetimet ndaj tyre, përveç policisë kroate, është përfshirë edhe Europoli.

Sipas dyshimeve, piloti kroat i ka dhënë të dashurës së tij informacione sekrete, të cilat ajo më pas i ka përcjellë tek Lista Serbe. Mediat kroate raportojnë se të dy janë intervistuar të mërkurën dhe se tash pritet vendimi ndaj tyre.

Foto e marre nga Koha.net

Burime të “Index”-it kroat bëjnë të ditur se piloti ka qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka dhënë partneres së tij informacione konfidenciale mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, si dhe mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it, që nga fundi i vitit 2022 e deri në këtë vit.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se ai ka zbuluar të dhëna të ndjeshme lidhur me situatën në Zubin Potok, një prej komunave më problematike në veri të Kosovës.

Burimi: Index.hr / A1 Info duke iu referuar Koha.net.