Arifi rikthen mesazhin për bashkimin e Luginës me Kosovën: “Disa ëndrra nuk vjetërohen”

Publikuar 1 muaj më parë

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka rikthyer në vëmendje idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

https://www.facebook.com/share/p/1CSUTrQLrx/?mibextid=wwXIfr

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka kujtuar vitin 2018 dhe periudhën kur, sipas tij, së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nisi rrugëtimi politik drejt realizimit të kësaj ideje.

“2018: Momenti kur, bashkë me Presidentin Thaçi, e nisëm rrugëtimin drejt bashkimit të Preshevës me Kosovën!”, ka shkruar Arifi.

Në të njëjtin postim, ish-kryetari i Preshevës ka përmendur edhe datën 16 shtator 2026, duke shprehur pritjen që të rifillojë ajo që ai e cilëson si “ëndrra shekullore e Luginës” – bashkëngjitja me Kosovën.

“16.09.2026: Presim Presidentin dhe presim të rifillojmë realizimin e ëndrrës shekullore të Luginës, bashkëngjitjen me Kosovën!”, ka shkruar ai.

Arifi e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Disa ëndrra, nuk vjetërohen!”

Deklarata rikthen në diskutim një temë që ka qenë pjesë e debatit politik në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë, veçanërisht gjatë vitit 2018.