Ardita Sinani viziton Shtrigovën dhe Mursko Sredishqe: Bashkëpunim për kulturë dhe zhvillim ekonomik
Kryetarja e Komunës së Shtrigovës, Ardita Sinani, realizoi një vizitë në Komunën e Shtrigovës dhe Mursko Sredishqe, ku zhvilloi një program të pasur pune dhe kulture. Ajo u prit nga Kryetari i Shtrigovës, z. Stanislav Rebernik, dhe vizitoi Shtëpinë e Kulturës dhe Muzeun e Verarisë, duke u njohur me traditën e kultivimit të verës në rajon.

Sinani vizitoi gjithashtu kodrën panoramike Magjerkin Breg dhe ndërmarrjen NDK Shtrigova, shembuj të zhvillimit ekonomik lokal. Së bashku me kryetarën në takim ishin Kryetari e Kuvendit, Agim Sabedin, dhe Zv. Kryetarin, Armend Aliu.
Në Mursko Sredishqe, Sinani u takua me Kryetarin Martin Srsha dhe vizitoi Muzeun e Minierave “Cimper”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e kulturës, turizmit dhe ekonomisë në rajon.