Ardita Sinani viziton Qendrën Tregtare “Interspeed” pranë kufirit në Tabanoc: “Zhvillimi merr formë përmes bashkëpunimit dhe vizionit”

Publikuar 12 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”, e cila ndodhet pranë pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Tabanoc.

Në këtë vizitë, Sinani ishte e shoqëruar nga stafi i kabinetit, si dhe biznesmenë lokalë dhe nga diaspora, me të cilët ndau idetë për zhvillimin ekonomik të zonës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se zhvillimi i Preshevës ndërtohet mbi bashkëpunimin, vizionin dhe iniciativën private:

“Zhvillimi merr formë përmes bashkëpunimit dhe vizionit. Bashkë me stafin e kabinetit, biznesmenë lokalë dhe nga diaspora, vizituam Qendrën tregtare ‘Interspeed’, një projekt që po i jep frymë të re ekonomisë lokale pranë pikës kufitare Tabanoc,” – shkroi Sinani.

Ajo falënderoi Leme Xhemën, pronaren e qendrës tregtare, për përkushtimin dhe vullnetin për të investuar në Preshevë:

“Aty na priti Leme Xhema, një grua me vizion dhe vullnet të madh për të bërë diçka të mirë për Preshevën. Çdo investim që hap vende pune dhe forcon bashkëpunimin mes njerëzve tanë është hap drejt një Presheve më të zhvilluar e më dinjitoze,” – shtoi kryetarja.

📸 Fotot janë marrë nga profili zyrtar i Ardita Sinanit në Facebook.