Ardita Sinani viziton institucionet arsimore në fillim të vitit të ri shkollor

Publikuar 10 muaj më parë

📅 Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me udhëheqës të komunës dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, vizitoi disa nga institucionet arsimore në Preshevë, duke uruar një vit të mbarë për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Vizita filloi në Çerdhen “8 Marsi”, ku Sinani theksoi rëndësinë e edukimit të hershëm si gurthemel i formimit të brezave të rinj. “Këtu fillon historia e parë e dijes për gjeneratat tona të ardhshme”, u shpreh ajo.

Më pas, ajo ndaloi në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi”, institucionin më të madh në komunë dhe në rajon, duke vlerësuar organizimin e përgatitjeve për vitin shkollor. Një falënderim të veçantë, Sinani ia drejtoi Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti për mbështetjen me libra për nxënësit e shkollave fillore.

Në fund, kryetarja vizitoi edhe Gjimnazin “Skënderbeu”, ku u prit nga drejtuesit dhe nxënësit. Me emocion të veçantë ajo kujtoi përvojën e saj si ish-profesoreshë në këtë gjimnaz për 20 vite, duke nënvizuar se kjo shkollë është një ndër shtyllat kryesore në përgatitjen e të rinjve për të ardhmen.

👉 Fillimi i vitit shkollor në Preshevë u karakterizua nga organizim i mirë dhe atmosferë festive, me shumë entuziazëm nga nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.