Ardita Sinani pas urimit për Ramën: Do të vazhdojmë të punojmë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Pas urimit të fitores nga Ardita Sinani për Kryeministrin Edi Rama, ka ardhur edhe përgjigjja e tij. Në një mesazh mirënjohjeje, Sinani shprehu falënderimin për vlerësimin dhe mbështetjen institucionale të Ramës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Mbështetja për shqiptarët e Luginës është e domosdoshme dhe e mirëpritur,” u shpreh Sinani, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.
Shkresa e plotë e Edi Ramës
Tiranë, më 15 maj 2025
E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht per urimin Tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e pergjithshme politike për një mandat të ri geverisës.
Duke Ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin Tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe ne mbrojtjen e avancimin e të drejtave te shgiptarêve ne Luginën e Preshevës.
Dua t’Ju siguroj se bashkëpunimi ynë do te vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vemendjes dhe perkujdesjes se Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit te saj te gëndrueshëm në mbrojtjen dhe perparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor te shgiptarëve ne Luginë.
Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për Ju dhe me besimin se në një kohë të pershtatshme do të jem përsëri mes gytetarëve të Preshevës, pranoni Ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
A1 info