Ardita Sinani dhe Arbër Pajaziti pjesë e marshit në Prishtinë

Publikuar 6 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, morën pjesë sot në marshin protestues të mbajtur në Prishtinë me moton “Liria ka emër” dhe “Drejtësi, jo politikë”.

Pjesëmarrësit ngritën zërin për një proces të drejtë dhe të paanshëm ndaj udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), duke theksuar se lufta e saj ishte e drejtë dhe çlirimtare përballë regjimit represiv të Sllobodan Milosheviq.

Në mesazhin e tyre u theksua se e vërteta nuk mund të njolloset apo të rishkruhet dhe se ajo duhet të mbrohet, jo të dënohet.