Ardian Aliu nis rishikimin e rregulloreve të punës në Urbanizëm, fton qytetarët të raportojnë parregullsitë

Publikuar 3 muaj më parë

Drejtori i Urbanizmit, Ardian Aliu, ka njoftuar se ka nisur procesi i rishikimit të rregulloreve të punës në këtë sektor, me synimin për ndërtimin e një administrate moderne, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.

Sipas Aliut, ky proces synon të vendosë profesionalizmin, transparencën dhe llogaridhënien si standarde të pandashme të punës. Ai theksoi se nuk do të tolerohen neglizhenca, vonesat e pajustifikuara apo mungesa e përgjegjësisë në ofrimin e shërbimeve.

Njëkohësisht, Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë përgjigjen e duhur, nuk janë trajtuar me korrektësi ose nuk u janë ofruar shërbimet e nevojshme në Sektorin e Urbanizmit, ta kontaktojnë drejtpërdrejt. Ai premtoi se çdo ankesë do të shqyrtohet me seriozitet dhe se çdo rast do të marrë vëmendjen e merituar.

Në mesazhin e tij, drejtori i Urbanizmit theksoi se besimi i qytetarëve fitohet vetëm përmes punës, rezultateve dhe integritetit, duke shtuar se angazhimi i tij dhe i ekipit që drejton është ndërtimi i një administrate që punon për qytetarët, me qytetarët dhe në interes të tyre.

“Ndryshimi nuk premtohet, ai ndërtohet çdo ditë me punë dhe përgjegjësi”, përfundoi Aliu.