Arbër Pajaziti vazhdon projektet infrastrukturore: Një telash më pak për qytetarët

Publikuar 8 muaj më parë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vazhduar pa ndërprerë punimet infrastrukturore në qytet, duke zgjidhur një tjetër problem të kahmotshëm për banorët.

Rruga që prej vitesh u shkaktonte telashe qytetarëve, veçanërisht gjatë ditëve me shi kur krijoheshin vështirësi të mëdha në qarkullim, tashmë është rregulluar plotësisht. Punimet e kryera kanë ndryshuar dukshëm pamjen dhe funksionalitetin e saj, duke sjellë lehtësi dhe siguri më të madhe për banorët e zonës.

Kryetari Pajaziti ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë, duke synuar që çdo lagje e Bujanocit të ketë kushtet që meriton. “Vazhdojmë…”, ka qenë mesazhi i tij, duke nënkuptuar se projektet në të mirë të qytetarëve nuk do të ndalen.