Arbër Pajaziti takon përfaqësuesin e UNHCR-së në Serbi – Kërkohet më shumë mbështetje për Luginën e Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

📰 A1 Info

Sot, në një takim të veçantë me z. Soufiane Adjali, përfaqësues i UNHCR-së në Serbi, z. Arbër Pajaziti diskutoi mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndikimin pozitiv të projekteve që kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në Luginën e Preshevës.

Z. Pajaziti theksoi rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme nga organizatat ndërkombëtare, duke kërkuar që UNHCR të ndërmarrë hapa konkretë për të lobuar pranë agjencive të tjera të OKB-së me qëllim të zgjerimit të prezencës në Bujanoc dhe në të gjithë Luginën.

“Nevojitet prezencë më e theksuar ndërkombëtare në terren, që përmes projekteve të drejtpërdrejta t’i përgjigjemi sfidave sociale dhe ekonomike të komuniteteve tona,” u shpreh Arbër Pajaziti.

Takimi nënvizoi bindjen se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është kyç për zhvillimin afatgjatë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

🔗 A1 Info – Informim i drejtë, për çdo qytetar

#ArbërPajaziti #UNHCR #LuginaPreshevës #Bujanoc #Zhvillim #A1Info #MbështetjeNdërkombëtare