Arbër Pajaziti dhe Driton Rexhepi Takim në Beograd: Kërkesa konkrete për zhvillimin e Bujanocit dhe të drejtat e shqiptarëve

Publikuar 1 ditë më parë

Arbër Pajaziti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal Driton Rexhepi, u pritën sot në një takim zyrtar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, në Beograd.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Bujanocit paraqitën një sërë kërkesash dhe nevojash që lidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës. Në fokus ishin rritja e mjeteve nga transferet qendrore, rinovimi urgjent i dy shkollave shqipe, si dhe sigurimi i mbështetjes financiare për një projekt të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në aspektin e infrastrukturës, u prezantuan projekte konkrete zhvillimore, për të cilat palët u dakorduan që të trajtohen më tej në bashkëpunim me ministritë përkatëse. Sipas njoftimit, disa projekte infrastrukturore pritet të nisin brenda ditëve në vijim.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe përmbushjes së obligimeve institucionale ndaj komunitetit shqiptar. U theksua nevoja për përfaqësim proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore, me fokus të veçantë në sektorin e sigurisë. Si hap fillestar për ndërtimin e besimit, u propozua njohja e diplomave.

Gjithashtu, u trajtua çështja e pasivizimit të adresave, ku u kërkuan mekanizma konkretë për ndalimin e kësaj praktike dhe rikthimin e të drejtave për qytetarët e prekur.

Në planin ekonomik, palët diskutuan mundësitë për rritjen e investimeve dhe zhvillimin e sektorëve që mund të gjenerojnë vende të reja pune. U përmend edhe nevoja për zgjerimin e rrjetit të gazifikimit në Bujanoc.

Në këtë takim u ngrit edhe kërkesa për hapjen e një konsullate të Shqipëria në Bujanoc.

Në përfundim, bashkëbiseduesit u pajtuan që çështjet e ngritura të kenë afate konkrete për realizim dhe të mbështeten nga të gjitha nivelet e pushtetit. Po ashtu, u dakordua që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.