Arbër Pajaziti: Takim i Frytshëm me Drejtuesit Rajonalë të Odës Ekonomike të Serbisë: Fokus në Bashkëpunimin Ekonomik dhe Privatizimin

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 2 Prill 2025 – Sot u zhvillua një takim konstruktiv me drejtuesit rajonalë të Odës Ekonomike të Serbisë, të kryesuar nga kryetari për Rrrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës, Goran Joviq, dhe koordinatori për Bujanoc, Lulzim Rashiti. Takimi u përqendrua në zhvillimin e bashkëpunimeve të ardhshme që pritet të forcojnë lidhjet ekonomike në rajon.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përgatitja e marrëveshjes së ardhshme ndërmjet Odës Ekonomike të Serbisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, e cila synon të thellojë marrëdhëniet tregtare dhe të rrisë shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve. Palët shprehën optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe investimeve në të dyja drejtimet.

Në takim u diskutua gjithashtu për domosdoshmërinë e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore në rajon dhe rolin që Oda Ekonomike mund të luajë në këtë proces, duke patur parasysh interesin e blerësve lokalë që dëshirojnë të investojnë kapitalin e tyre për zhvillimin e ekonomisë vendase.

Palët ranë dakord se një bashkëpunim ekonomik i fortë mund të ndihmojë në thyerjen e shumë barrierave, jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky angazhim për të promovuar investimet dhe për të fuqizuar ekonominë rajonale është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit ekonomik dhe zhvillimit afatgjatë.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar dialogun dhe për të konkretizuar projektet që do të sjellin përfitime të prekshme për bizneset dhe qytetarët në rajon.