Arbër Pajaziti në Beograd për të mirën e qytetarëve, ndërsa Ardita Sinani Kryetarja e Preshevës nuk angazhohet për legalizimin e objekteve dhe nuk konfirmon pjesëmarrjen – delegacioni nga Predheva refuzohet të hyjë në takim
Arbër Pajaziti, bashkë me Sabrijën, morën pjesë në ngjarjen “Evidentimi dhe regjistrimi i të drejtave pronësore” që u organizua nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës dhe Agjencia Republikane e Gjeodetisë së Serbisë në Beograd.
Pajaziti theksoi rëndësinë e këtij procesi për qytetarët e Komunës së Bujanocit, duke njoftuar se do të formohet një ekip profesional që do të ofrojë shërbimet e nevojshme për qytetarët dhe do t’i informojë ata për çdo hap të këtij procesi.

Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për garantimin e sigurisë juridike të pronës dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave në gjithë vendin.
Megjithatë, sipas burimeve nga A1 Info, në këtë takim ishin të ftuar kryetarët e komunave dhe shefat e urbanizmit, ndërsa kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani e as drejtori i Urbanizmi, nuk morën pjesë në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për qytetarët, sidomos në një kohë kur shumë shqiptarë po mbeten pa dokumentet bazë për shkak të mosregullimit të pronësisë. Në vend të saj, përfaqësuesi i komunës ishte shefi i kabinetit Besim Shabani, inspektori i për ndërtimtari Ekrem Salihu, si dhe sekretari sekretar i Këshillit Komunal Enver Aliu.
Siq mëson A1 info Delegacioni nga Presheva është refuzuar në fillimtë hyjë brenda, pasi pjesëmarrja është dashur të konfirmohej nga kryetarja e Komunës, e cila nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke mos shfaqur interes për pjesëmarrje.
Kjo situatë tregon punën e papërfunduar të kryetares dhe brengën për qytetarët, të cilët vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha në lidhje me dokumentacionin dhe legalizimin e pronësisë.
Vlen të theksohet se në kohën kur MPB-ja, respektivisht Stacioni Policor, nuk jepte dokumente pa numër shtëpie, kryetarja e komunës pati publikuar një dokument kinse ka kërkuar lehtësira nga pushteti lokal, por kurrë nuk dha përgjigje. Mospërmarrja e kryetares tregon neglizhencën për qytetarët, ndërsa për interesa partiake dhe kënaqësi ka pasur takime të ngjeshura me zyrtarë të Qeverisë së Aleksandar Vuçiqit.
