Arber Pajaziti: Fatos Nano, figurë e rëndësishme e politikës shqiptare

Publikuar 11 muaj më parë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, sot u shkrua në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Në emër të Komunës së Bujanocit shpreha ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nano, për popullin dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Fatos Nano do të kujtohet si një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare, e cila dha kontribut të veçantë në proceset e hapjes, zhvillimit dhe demokratizimit të vendit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Në vazhdën e takimeve të përhershme vëllazërore, sot pata kënaqësinë të kem një bashkëbisedim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Sh.T. Bardhyl Canaj. Diskutuam për një sërë çështjesh që lidhen me iniciativat dhe projektet e përbashkëta për Komunën e Bujanocit dhe Luginën e Preshevës.

E falënderova ambasadorin për angazhimin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj rajonit tonë dhe shqiptarëve të Luginës. U pajtuam të vazhdojmë koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të së mirës së përbashkët të komunitetit tonë.