APN votoi pro ndihmave për studentët dhe jetimët, por denoncon shkelje statutore dhe përjashtim të opozitës në KKSH

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 5 Korrik 2025 – Në Seancën e III-të të rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtur sot në selinë qendrore në Bujanoc, u miratuan dy pika të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e të rinjve dhe familjeve në nevojë:

Caktimi i shumës së mjeteve për përfituesit nga Thirrja për bursa studentore Caktimi i shumës së mjeteve për ndihmë të njëhershme për fëmijët që kanë humbur njërin ose të dy prindërit

Për këto dy vendime me karakter social, këshilltarët e Alternativës për Ndryshim (APN) votuan pro, duke riafirmuar përkushtimin për politika që fuqizojnë të rinjtë shqiptarë në Luginë dhe u ofrojnë mbështetje kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Shaipi: Votë për qytetarët, jo për pazaret politike

Megjithatë, Floren Shaipi, këshilltar në KKSH nga radhët e APN-së, ngriti shqetësime serioze për shkelje statutore dhe qasje përjashtuese ndaj opozitës, që po dëmtojnë funksionimin demokratik të institucionit.

“Votimi i përsëritur për zëvendëskryetarin e KKSH-së është një akt i motivuar nga pazaret politike të koalicionit aktual dhe cenon rëndë Statutin e Këshillit,” deklaroi Shaipi gjatë seancës.

Ai shtoi se mospagesa e anëtarëve të opozitës është një praktikë që s’ka vend në një institucion që duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët pa dallim politik.

“Kjo është një qasje selektive, përjashtuese dhe e padrejtë – por nuk do të na ndalojë së kontribuari për të mirën e përbashkët,” theksoi ai.

APN mbetet e angazhuar për të mbështetur çdo nismë që avancon interesin qytetar, por paralajmëron se do të kundërshtojë me vendosmëri çdo përpjekje për ta kthyer KKSH-në në arenë pazari politik.

A1 info