ANALIZA E PUBLICISTIT SHKËLZEN MALIQI PËR ZGJEDHJET E 9 SHKURTIT

Publikuar 1 vit më parë

Publicisti i njohur gjithandej trojeve shqiptare dhe më gjerë, Shkëlzen Maliqi, ka dhënë opinionin e tij lidhur me parashikimet e tij për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që do të mbahen në Republikën e Kosovës.

Ai për portalin Indeks Online, i dha shifrat e tij në përqindje lidhur me rënditjen e përqindjeve që do t’i fitojnë subjektet politike, pas numërimit të votave.

Maliqi, shquhet për punën në terren dhe parashikimet zgjedhore ndër vite,prandaj do të shohim pas zgjedhjeve se a do t’i dalë kjo përqindje që e ka dhënë, apo do të jetë në një përqindje të lartë i saktë!

Sipas tij, Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhje duke fituar nga 30 deri në 33% të votave.

Rënien e Vetëvendosjes Maliqi e vlerëson me mungesën e Vjosa Osmanit në zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, shprehet Maliqi për portalin Indeks Online, përcjell, a1.info.

Më tej, për portalin në fjalë ai shprehet:

“Kurti i ka marrë në vitin 2021 rreth 100 mijë vota peshqesh nga Vjosa Osmani e cila në atë kohë e përçau LDK-në. Ato vota Vetëvendosje nuk do t’i ketë më të gjitha, madje besoj që as gjysmën nuk do ti ketë. Vetëvendosje pritet të dal e para me diferencë nga 30 deri në 33% të votave.

LDK duhet të ketë rritje në elektoral. Ma merr mendja se do të jetë rreth 20% por ndoshta edhe më shumë.

PDK e ka zgjedhur kandidatin e duhur për kryeministër dhe mund të jetë mbi 25%.

AAK dhe Nisma së bashku duhet të kenë më paku 8% por mund të shkojnë edhe më shumë. Kështu që në bazë të kësaj jam thellë i bindur se Vetëvendosje nuk mund të formoi qeverinë e vetme” ka thënë Maliqi për Indeksonline.