Analisti Nexhat Behluli ironizon me Ragmi Mustafën: “Pasha të Lumin Allah, vështirë sot me ditë kush është patriot e kush jo!
Analisti politik Nexhat Behluli ka ironizuar me zëvendës kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në protestën e sotme në Tiranë, e cila u mbajt në përkrahje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Behluli ka kujtuar se Ragmi Mustafa është i vetmi politikan shqiptar nga Lugina e Preshevës që, nga pozita e kryetarit të komunës, para disa viteve kishte ndarë mirënjohje për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić.
“Pasha të Lumin Allah, vështirë është në ditët e sotme me ditë kush është patriot e kush jo!”, ka shkruar me ironi Behluli.
Ndërkohë, Mustafa është parë sot në radhët e para të protestës në Tiranë, ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në rrjetet sociale, shumë komentues kanë reaguar me sarkazëm ndaj pranisë së tij, duke kujtuar veprimet e së kaluarës. E siç do të thoshte Ramiz Lladrovci në raste të tilla: “Lujta!” 🤣
Ka shkruar Behluli
https://www.facebook.com/share/p/1FUCeHdVcJ/?mibextid=wwXIfr