Ambasadori britanik viziton Bujanocin – takon Këshillin Kombëtar Shqiptar

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 5 qershor 2025 – Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Sh.T.Z. Edward Ferguson, vizitoi sot Luginën e Preshevës dhe u prit në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përfshirë pasivizimin e adresave, diskriminimin në punësim, mungesën e përfaqësimit në institucionet republikane, si dhe problemet në arsim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare.

Këshilli theksoi nevojën për zbatimin urgjent të Planit 7-Pikësh dhe Planit Aksional për integrimin e shqiptarëve në institucionet publike (2023–2026), të hartuar nga vetë qeveria serbe.

U vlerësua mbështetja e Britanisë së Madhe dhe u nënvizua se përkrahja ndërkombëtare mbetet thelbësore për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

A1 info