Ambasada Amerikane në Beograd takon Këshillin Kombëtar Shqiptar: Në fokus pasivizimi i adresave dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Luginë

Publikuar 2 javë më parë

Preshevë – Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd zhvilluan sot një takim në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku u diskutuan disa nga çështjet kryesore që prekin shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në takim morën pjesë diplomati amerikan dhe sekretari i parë i Ambasadës së SHBA-së, Pepijn Helgers, zyrtarja e Seksionit Politik, Ksenija Lazović, si dhe zyrtari politik Joseph “Joe” Gayeski.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, një nga temat kryesore të diskutimit ishte pasivizimi i adresave, të cilin ai e cilësoi si një procedurë administrative që po ndikon drejtpërdrejt në pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në takim u diskutua gjithashtu për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga institucionet e Serbisë, si dhe për gjendjen ekonomike dhe institucionale të rajonit.

Rexhepi theksoi se shqiptarët e Luginës vazhdojnë të përballen me nënpërfaqësim institucional dhe vështirësi në realizimin e të drejtave të tyre, duke argumentuar se situata e tyre është përkeqësuar gjatë 15 viteve të fundit.

Sipas tij, numri i shqiptarëve në institucionet publike, përfshirë policinë, gjyqësorin dhe prokurorinë, është ulur, ndërsa në disa institucione republikane, sipas tij, nuk ka fare përfaqësues shqiptarë.

Në përfundim të takimit, Rexhepi vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se SHBA-ja mbetet një partner i rëndësishëm, ndërsa Ambasada Amerikane në Beograd, sipas tij, vazhdon të ketë një qasje miqësore ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe shqiptarëve të Luginës.