Alternativa për Ndryshim zhvillon mbledhjen e radhës, fokusi te zgjedhjet e 25 tetorit

Publikuar 2 javë më parë

Alternativa për Ndryshim ka zhvilluar mbrëmë mbledhjen e radhës me përfaqësuesit e nëndegëve të saj, ku në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 tetorit dhe rëndësia e këtij procesi për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e strukturave të partisë dhe për përgatitjet në terren në prag të procesit zgjedhor.

Në këtë takim, përfaqësuesit u dakorduan që të mobilizohen në të gjitha strukturat dhe të angazhohen maksimalisht për një proces sa më të suksesshëm.

Nga Alternativa për Ndryshim u theksua se këto zgjedhje përbëjnë një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe se procesi kërkon angazhim, përgjegjësi dhe unitet të të gjithëve.

Takimi shënon vazhdimin e aktiviteteve dhe përgatitjeve të strukturave të Alternativës për Ndryshim në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit.