Alternativa për Ndryshim: Pushteti lokal po mban “peng” projektin për rrugën e varrezave në Rahovicë (foto)

Publikuar 1 vit më parë

Rahovicë – Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka akuzuar pushtetin lokal për bllokimin e qëllimshëm të projektit për rregullimin e rrugës që të çon te varrezat e fshatit Rahovicë – një kërkesë e kahmotshme e banorëve të zonës.

Sipas Memetit, projekti kishte nisur gjatë kohës kur Alternativa ishte në pushtet, ishte kontraktuar dhe punimet kishin filluar. Por, me ndërrimin e qeverisjes dhe ardhjen në pushtet të Arditës dhe Ragmisë, projekti u ndërpre papritmas dhe pa asnjë shpjegim.

“Rregullimi i rrugës qarkulluese te varrezat ka qenë një nevojë e vazhdueshme për banorët e Rahovicës. Ky pushtet po e mban peng një projekt jetik për komunitetin,” deklaroi Memeti.

Ai shprehu shqetësim të veçantë për heshtjen e dy këshilltarëve nga Rahovica, të cilët, ndonëse janë pjesë e pushtetit aktual, nuk kanë reaguar për ndërprerjen e punimeve. “Ata kërkuan vota për të përfaqësuar fshatin, por sot nuk thonë asnjë fjalë për projektin e ndërprerë,” tha Memeti.

Sipas tij, prioriteti i vetëm i këtyre përfaqësuesve lokalë ka qenë punësimi i bashkëshorteve të tyre, menjëherë pas marrjes së pushtetit, duke injoruar nevojat reale të banorëve.

Alternativa për Ndryshim kërkon nga pushteti lokal të rikthejë menjëherë vëmendjen ndaj projektit të rrugës së varrezave në Rahovicë dhe të tregojë transparencë për arsyet e ndërprerjes së tij.