“Alpi Group” nga Presheva hap pikën e shitjes në Belgjikë, në partneritet me diasporën(video)

Publikuar 1 vit më parë

Hapja solemne “Alpi Group” Belgjikë

Kompania Alpi Group, e specializuar në prodhimin e radiatorëve elektrikë nga guri natyral, me seli në fshatin Shoshajë të Preshevës, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit ndërkombëtar. Që nga sot, produktet e kësaj kompanie do të jenë të pranishme edhe në Belgjikë, konkretisht në Komunën Huy.

Kjo pikë e re shitjeje është hapur në bashkëpunim me kompaninë NB Group, në pronësi të një familjeje shqiptare nga Miratoca e Preshevës, që prej vitesh jeton dhe vepron në Belgjikë.

Ky bashkëpunim mes një kompanie vendase dhe diasporës shqiptare është shembull i qartë se si lidhjet ekonomike me bashkatdhetarët jashtë vendit mund të kthehen në histori të suksesshme. Hapja e pikës së re në Belgjikë jo vetëm që përforcon praninë e Alpi Group në tregun evropian, por njëherësh promovon cilësinë dhe potencialin e prodhimit lokal nga Lugina e Preshevës.

A1info