Albulena Haxhiu s’i merr votat për kryetare të Kuvendit – Vetëvendosjes i rrëzohet propozimi

Publikuar 1 vit më parë

Me vetëm 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Propozimi ishte bërë nga deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, por nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme. Pas rezultatit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shpalli një pauzë 15-minutëshe.

Ky votim pason zhvillime të brendshme në Kuvend, ndërsa refuzimi i kandidaturës së Haxhiut shihet si sinjal i qartë për sfidat që ka mazhoranca në sigurimin e konsensusit institucional.