Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar “Kurti 3″
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, që do të udhëhiqet prej tij dhe do të njihet si “Qeveria Kurti 3”.
Në vijim është përbërja e plotë e qeverisë së propozuar:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik: Fikrim Damka Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla Ministër i Administratës Publike dhe Dixhitalizimit: Lulëzon Jagxhiu Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogjani Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli Ministër i Bujqësisë: Armend Muja Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha Ministre e Tregtisë: Mimoza Kusari Ministre e Energjisë: Artane Rizvanolli Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Kjo përbërje pritet të dërgohet në Kuvend për miratim në ditët në vijim. “Qeveria Kurti 3” do të jetë vazhdimësi e programit qeverisës të Vetëvendosjes, me theks në zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe integrimin euroatlantik të vendit.