Alban Hyseni mes Kurtit dhe Ahmetit: Diplomaci lokale apo sinjale politike?

Publikuar 11 muaj më parë

Gjilan, maj 2025 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka tërhequr vëmendje të shtuar në skenën politike shqiptare, pas takimeve të tij me liderë të rëndësishëm shqiptarë në rajon. Në korrik të vitit 2023, Hyseni priti me nderime liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një takim të zhvilluar në restorantin “Planet” në Gjilan. Gjatë këtij takimi simbolik, Hyseni i dhuroi Ahmetit disa libra, përfshirë një me portretin e heroit Rexhep Malaj.

Alban Hyseni duke i dhuruar libra Alban Hysenit

Ky veprim u interpretua nga disa qarqe politike si një afrimitet në rritje me liderë shqiptarë jashtë Kosovës, çka ka ngjallur debate mbi natyrën e koordinimit të Hysenit me Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Megjithatë, marrëdhëniet ndërmjet Hysenit dhe Kurtit janë ruajtur të qëndrueshme në nivel institucional. Kurti ka vizituar Gjilanin në kuadër të bashkëpunimit qendër–lokal, duke diskutuar projekte të përbashkëta me kryetarin e komunës, çka tregon për një vijë bashkëpunimi funksionale.

Por, përtej kësaj fasade bashkëpunimi, lëvizjet e Hysenit po interpretohen gjithnjë e më shumë si përpjekje për të ndërtuar një profil të pavarur politik, që shkon përtej kornizës së Vetëvendosjes. Qasja e tij diplomatike me liderët shqiptarë të rajonit, veçanërisht me Ali Ahmetin, shihet nga disa si një sfidë e heshtur ndaj lidershipit të Kurtit, përmes mospërputhjes në veprim dhe mospërfilljes politike.

Së fundmi, edhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, z. Kushtrim Kadriu, është parë në vizitë te z. Ahmeti, duke rritur më tej spekulimet për një orientim të ri politik në komunën e Gjilanit, që mund të sinjalizojë ndryshime të brendshme në balancat e brendshme të Vetëvendosjes në nivel lokal.

Nëse këto veprime janë pjesë e një diplomacie ndërshqiptare, apo një pozicionimi të ri politik të Hysenit, mbetet për t’u parë në zhvillimet e ardhshme.
A1 info