Alarme për bomba në shumë shkolla në Serbi – Evakuim edhe në Shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Sot në mëngjes, më 2 tetor 2025, disa shkolla në territorin e vendit janë përballur me dojave për mjete shpërthyese të dërguara përmes email-it. Një ndër shkollat ku është raportuar alarmi është edhe Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, ku menjëherë pas marrjes së informacionit, është bërë evakuimi i nxënësve dhe stafit, në bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe autoritetet lokale. Raporton A1 info.

Sipas raportimeve nga Informer, fëmijët dhe personeli janë larguar me qetësi nga objekti, ndërsa ndërtesa është duke u kontrolluar nga njësitë e MPB-së. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo për një alarm të rremë, por shpresohet që të jetë vetëm një lajmërim fals, siç ka ndodhur në raste të ngjashme më parë.

Ky nuk është rasti i vetëm sot – alarme të ngjashme për bomba janë raportuar në disa qytete të tjera në Serbi, përfshirë:

Prijepolje: Shkollat “Milosav Stijović”, “Sveti Sava”, “Mihailo Baković” dhe “Boško Buha” Novi Pazar: Shkolla “Bratstvo” Nova Varoš: Shkolla “Živko Ljujić” – ku pas kontrollit, mësimi është vazhduar pas orës së dytë Çaçak dhe rrethina: Shkollat “Branislav Petrović” (Slatina), “Preljina”, “Milica Pavlović”, “Filip Filipović”, “Tatomir Anđelić” (në Mrçajevci), dhe shkolla speciale “1. novembar” Prokuplje: Shkolla “Nikodije Stojanović Tatko” dhe Tehnikja “15. maj” Çajetina: Shkolla “Dimitrije Tucović” Priboj: Shkolla “Desanka Maksimović”

Në të gjitha rastet, mësimi në ndërrimin e parë është ndërprerë, dhe nxënësit janë dërguar në shtëpi. Autoritetet janë në terren dhe po kryejnë kontrolle të detajuara për të siguruar se ambientet janë të sigurta për kthimin e nxënësve.

Pritet që informacione zyrtare të publikohen pas përfundimit të hetimeve dhe kontrollit të plotë të objekteve.