ALARMANTE: Akuza për bllokim financiar në Preshevë
04.03.2026
Këshilltari komunal Almin Shaqiri ka ngritur alarmin lidhur me gjendjen financiare në Komuna e Preshevës, duke akuzuar drejtuesit aktualë për keqmenaxhim dhe paaftësi.
Sipas Shaqirit, komuna rezulton e bllokuar për një shumë prej rreth 42 milionë dinarësh. Ai pretendon se kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të vazhdueshëm, duke theksuar se çdo ditë që kalon rëndon edhe më shumë barrën financiare mbi buxhetin komunal.
“Për shkak të kësaj gjendjeje, komuna paguan rreth 20 mijë dinarë kamatë në ditë,” thuhet në reagimin e tij, duke e cilësuar situatën si alarmante për funksionimin normal të institucioneve lokale.
Shaqiri ka kërkuar transparencë të plotë financiare dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente për të ndalur, sipas tij, dëmtimin e mëtejshëm të buxhetit komunal.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga drejtuesit e komunës lidhur me këto pretendime.